BRUKSEL – BE-ja e gatshme të konsiderojë një shtyrje të Berxit

BRUKSEL, 12 mars /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian do të jetë i gatshëm të marrë në konsideratë një shtyrje të Brexit, nëse Britania e Madhe do të paraqesë një kërkesë të motivuar, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Europian.

“Nëse do të ketë një kërkesë të motivuar për një shtyrje, të 27 anëtarët e BE-së do të jenë të gatshëm që ta konsiderojnë”, deklaroi zëdhënësja, Mina Andreeva.

“Ky vendim do të merret unanimisht duke pasur parasysh arsyet e paraqitura dhe kohën e kërkuar”, shtoi ajo. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.