BRUKSEL – Barnier: BE-ja bëri gjithçka mundi për marrëveshjen e Brexit

BRUKSEL, 12 mars /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian bëri gjithçka mundi për të ndihmuar në miratimin e marrëveshjes së Brexit, vlerësoi kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier.

“Ngërçi mund të tejkalohet vetëm nga Britania e Madhe”, shkruan në “Twitter” Michel Barnier.

“Përgatitjet e BE-së për një ndarje pa marrëveshje tani janë më të rëndësishme se kurrë”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.