Bashkëpunimi me qytetarët, policia operacion antidrogë në Fier

TIRANË, 12 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Fierit ka realizuar një tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos (babë e bir) Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Kanabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.