SOFT NEWS – Mos jini përherë korrekt!… Iu shpëton jetën!

ATHINË, 11 mars /ATSH-DPA/ – Një grek i shpëtoi mrekullisht vdekjes, pavarësisht se kishte rezervuar një biletë në fluturimin fatkeq të ”Ethopian Airlines”.

Ai nuk kishte qenë korrekt me paraqitjen në aeroport vetëm për dy minuta.

“E humba fluturimin për dy minuta vonesë, megjithëse kishte ende mundësi të hyja në bord. Policia e sigurisë nuk më lejoi duke më kërkuar të mos këmbëngulja më tej”, u shpreh ai për radion greke ”Skai”.

Aksidenti ajror u mori jetën 157 pasagjerëve dhe tetë personave të stafit.

Pasagjeri Antonis Mavropulos nuk arriti në kohë, sepse shoqëruesi, i cili do ta çonte atë në aeroport, mbërriti me vonesë.

Nuk fillim ai nuk e kishte besuar, por më pas kishte informuar familjarët e tij se nuk ndodhej në atë fluturim dhe se çdo që ishte në rregull. Mavropoulos e sheh si këtë një shans të dytë që i ka dhënë jeta./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.