SHBA – Uashingtoni kërcënon Berlinin për zhvillimin e teknologjisë 5G me “Huawei”

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-AFP/ – SHBA-ja paralajmëroi sot Gjermaninë se bashkëpunimi i tyre do të rishikohet nëse Berlini vendos të zhvillojë infrastrukturën e saj 5G me kompani kineze si “Huawei” nën sfondin e dyshimeve për spiunazh.

“Wall Street Journal” tregon se ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i afërt me presidentin Donald Trump, i ka dërguar një letër ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier, një i besuar e kancelares Angela Merkel, për t’i shprehur se bashkëpunimi në çështjet e shërbimeve sekrete do të rishikohet nëse Berlini nuk do të largojë kompanitë kineze si “Huawei” nga sektori i teknologjisë 5G.

E pyetur, ambasada amerikane nuk e ka konfirmuar përmbajtjen e saktë të kësaj letre, por formuloi se ka pasur një kërcënim të ngjashëm. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.