Panuçi mohon kontaktet me “Romën”

TIRANË, 11 mars/ATSH/- Kristian Panuçi ka mohuar kontaktet me skuadrën e Seria A, “Romën”. Trajneri Kombëtares “Shqiptare”, i pyetur nga mediet italiane, lidhur me disa kontakte telefonike me skuadrën e kryeqytetit të Italisë, është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt, madje ka theksuar se është i përqendruar te stoli kuqezi.

“Nuk më ka telefonuar njeri nga “Roma”, kam dëgjuar thjeshtë zëra në media”, është shprehur në intervistën e tij Panuçi.

Emri i trajnerit të kombëtares kuqezi u përmend si pasues i Di Francescos te Roma pas shkarkimit të këtij të fundit. Në listën e Romës janë edhe emra të tjerë, por Panuçi si ish lojtarë i Romës mendohej se ishte i favorizuari. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.