Ministria e Turizmit dhe Mjedisit apel pushuesve: Kontribuoni për të mbajtur pastër zonat turistike

TIRANË, 11 mars /ATSH/ – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka publikuar sot disa pamje të Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, një mjedis i ndarë në dy kohë. Para, ashtu si e lanë ata që hodhën plehrat, dhe pas, si u bë duke u pastruar nga një roje mjedisore.

Mesazhi i tij për vizitorët është i thjeshtë: “Siç i mbajmë shtëpitë tona pastër, ashtu duhet të mendojmë dhe kontribuojmë të gjithë pa përjashtim për të mbajtur pastër zonat turistike, rrugët, sheshet dhe ambientin në tërësi. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.