MHK: Bashkëpunimi kulturor me Rajonin e Pulias, drejt një hapi të ri

TIRANË, 11 mars/ATSH/ – Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin kulturor midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Rajonit të Pulias, Itali.

Koçi shkruan se “Bashkëpunimi kulturor midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Rajonit të Pulias, Itali drejt një hapi të ri.

“Kënaqësi të pres në një vizitë zyrtare Luigi De Luka, koordinator i Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias, znj. Anna Lucia, përgjegjëse e Sektorit të Arkeologjisë në Muzeun Castromediano në Leçe, Natale Parisi, përfaqësues i Fondacionit Gramshi në Pulia dhe z.Salvatore Tramacere, drejtor i Teatro Koreja në Leçe, për të folur për projektet e ardhshme mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Rajonit të Pulias. Konstatuam me kënaqësi se urat e bashkëpunimit kulturor nëpërmjet promovimit të përbashkët të njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave, konferencave dhe promovimin e projekteve kërkimore mes dy vendeve kanë hyrë tashmë në një kalendar të përbashkët”, shprehet Koçi.

/m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.