Manastirliu: Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët, burgun

TIRANE, 11 mars/ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shpreh mbështetje ndaj protestës së uniformave të bardha kundër dhunës.

Ministrja e konsideroi të turpshme vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë  e cila rrëzoi masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që dhunua në spitalin Infektiv.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun”, deklaron Manastirliu. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.