LION – 560 të arrestuar për trafik armësh në Amerikën Latine

LION, 11 mars /ATSH-AFP/ – Kontrollet e kryera në tetë shtete të Amerikës Latine çuan në arrestimin e 560 personave të përfshirë në trafik armësh, njoftoi sot Interpoli.

Ky operacion mobilizoi për një javë, në fund të shkurtit, policët nga Meksika deri në Kolumbi.

Një numër i përgjithshëm prej 857 armësh zjarri, përfshirë dy pushkë  AK47 në Kosta Rika, rreth 40 000  fishekë, 20 granata si dhe u sekuestruan uniforma të ndryshme policore dhe ushtarake.

Përveç arrestimeve, agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë me seli në Lion (Francë) njoftoi ndalimin e një personi të njohur me emrin “Zeus o Mono” i dyshuar si koka e trafikut ndërkufitar që mundësonte furnizimin me armë të ELN-së.

Ai u interceptua ndërsa përpiqej të kalonte ilegalisht nga Guatemala në Hunduras, përpara se t’u dorëzohej autoriteteve kolumbiane./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.