Kosovë/ Policia apelon të mos ndizen zjarre në natyrë

PRISHTINE, 11 mars /ATSH/ -Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturinave  në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Policia bën me dije se bazuar në disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

“Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore”, thuhet në njoftimin  e Policisë./KosovaPress/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.