Klosi firmos refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës

TIRANË, 11 mars /ATSH/ – Pas zërave se në qytetin e Korçës do të ndërtohej një termocentral (TEC), ka ardhur edhe reagimi nga ana e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi sot gjatë analizës vjetore të punës së Inspektoriatit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka firmosur sot refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës, duke theksuar se projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE.

Pak ditë më parë mbi ndërtimin e këtij TEC-i në Korçë Klosi është shprehur se, “kjo është zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim stratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.