Insigne mendon largimin nga “Napoli”

TIRANË,11 Mars /ATSH/ – E ardhmja e Lorenzo Insigne te “Napoli” nuk është aq e sigurt. Sulmuesi italian është shprehur se e shikon veten tek të kaltrit, por në futboll nuk ka asgjë të sigurt ndaj dhe në verë, Mino Raiola mund të nisë një ankand të çmendur për lojtarin.

Të interesuar për 27-vjeçarin janë klubet më të rëndësishme si “Manchester City”, “Liverpool” e “Barcelona” dhe presidenti De Laurentis do të tundohej për një ofertë që arrin në 100 milionë euro.

Nga ana tjetër prej kohësh “Napoli” interesohet për Lozanon nga “PSV Eindhoven” që do të ishte pasuesi ideal i Insigne për skuadrën e Ancelottit.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.