Guardiola i kërkon Gundogan të rinovojë me “Manchester City”

TIRANË,11 Mars /ATSH/ – Pep Guardiola i dërgon një sinjal të qartë Ilkay Gundogan, të cilin e fton në mënyrë indirekte që të rinovojë kontratën me Manchester City-n.

Mesfushori gjerman ka edhe një vit kontratë me klubin dhe ende nuk ka arritur akordin, teksa Guardiola u shpreh se mesfushori mund të largohet nëse nuk dëshiron të qëndrojë në ekipin e tij.

Tekniku spanjoll shpreson që Gundogan të qëndrojë por saktësoi se edhe lojtari duhet ta shprehë dëshirën për të vazhduar karrierën në “Etihad” dhe se do të bëjë përpjekje që palët të arrijnë një akord për rinovimin.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.