FUTBOLL – Media spanjolle: Zidane bën rikthim prej shpëtimtari tek “Real Madrid”

MADRID, 11 mars /ATSH-AFP/ – Një largim plot lavdi, një rikthim si shpëtimtar? Nëntë muaj pas dorëheqjes surprizë, Zinedin Zidan është gati të bëjë një rikthim të bujshëm tek “Real Madrid” për të zëvendësuar trajnerin Santiago Solari, i diskredituar nga rezultatet shumë të dobëta, njoftoi sot media spanjolle.

Çfarë ndryshimi i pabesueshëm i situatës! Si një mjeshtër i kundërsulmit, ikona e futbollit francez (46 vjeç) përgatitet të rikthehet në pozicionin e fundit si trajner për të rikthyer “Realin” e madh në rrugën e suksesit.

Megjithatë, kur u dorëhoq në maj, pasi fitoi për të tretën herë rradhazi Ligën e Kampionëve, Zidani dukej se kishte mbyllur gjithçka tek “Galaktikët” (2016-2018).

Madje kohët e fundit kishin dalë fjalë se Zidani mund të merrte drejtimin e “Juventusit”, ndërsa kombëtarja franceze për momentin duket jashtë orbitës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.