“Bayerni” kërkon Nicola Pepe nga “Lille”

TIRANË,11 Mars /ATSH/ -Bayern Munich është vetëm një hap larg goditjes Nicolas Pepe. Klubi bavarez ka vendosur të mbyllë menjëherë disa goditje për të rinovuar skuadrën dhe lëvizja e pare është ajo me sulmuesin e Lille.

21-vjeçari është një nga lojtarët më deçiziv në Europë këtë sezon me 18 gola e 11 asiste në 31 ndeshje dhe bavarezët e shikojnë si pasuesin ideal të Ribery dhe Robben teksa kanë bërë gati edhe ofertën prej 40 milionë euro.

Me një lëvizje të tillë, drejtuesit e Bayern Munich janë të bindur se do të mposhtin konkurencën e Barcelonës, Liverpool dhe PSG.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.