Klosi: S’ka asnjë leje për ndërtim TEC-i në Korçë

TIRANË, 10 mars/ATSH/ – Pas zërave se në qytetin e Korçës do të ndërtohej një termocentral (TEC), ka ardhur edhe reagimi nga ana e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili rrëzoi një ide të tillë, duke e cilësuar atë si një zhurmë tipike politike të sajesave për sherr.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim stratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”, shprehet Klosi.

Më herët ka qenë Kryebashkiaku i Korës Sotiraq Filo, i cili është shprehur kundër ndërtimit të TEC-it në Korçe, duke dërguar një letër në adresë të ministrave Klosi dhe Balluku.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.