TURQI – Erdogan diskuton me shefin e OKB-së tensionet Indi-Pakistan dhe çështjen siriane

ANKARA, 9 mars /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi dje një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sipas një njoftimi të Presidencës turke, Erdogan dhe Guterres kanë biseduar lidhur me tensionet e fundit në kufirin midis Indisë dhe Pakistanit.

Sipas njoftimit të bërë nga Presidenca turke, gjatë bisedës telefonike është diskutuar edhe situata e fundit në Siri. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.