Protesta e opozitës në Fier, plagoset punonjësi i FNSH-së

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ – Protesta e organizuar sot nga opozita ka rezultuar me plagoset punonjësi i FNSH, i cili ka marrë plagë në kokë.

Policia e Shteti në një sqaron se sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.

“Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier”, shprehet policia

Po ashtu bëhet e ditur se grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.