Parashikimi i motit, e shtunë, 9 mars 2019

TIRANE, 9 mars /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh  dhe vranësira deri të dendura të përqëndruara në pjesën Veriperëndimore të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu në veriperëndim, fillimisht me intensitet të dobët, e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 20 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/20 shi diell
Kukës 8/19 shi diell
Lezhë 6/18 shi diell
Dibër 4/16 shi diell
Durrës 6/21 re diell
Tiranë 7/23 re diell
Elbasan 7/20 re diell
Berat 1/25 re diell
Vlorë 8/23 re diell
Korçë 5/18 re diell
Gjirokastër 1/21 re diell
Sarandë 9/21 re diell

 /e.malaj/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.