FUTBOLL – “Real Madrid”: Solari deri në fund të sezonit pavarësisht zhurmave për largim

MADRID, 9 mars /ATSH-AFP/ – Trajneri i “Real Madirdit”, Santiago Solari, pozicioni i të cilit është në rrezik pas turpërimit europian kundër “Ajaks Amsterdamit” (4-1), garantoi sot se kërkon të vazhdojë të punojë për të mbyllur sezonin sa më mirë të jetë e mundur, pavarësisht fjalëve që flasin për një shkarkim të mundshëm.

“Këto janë opinione që ju (gazetarët) i nxirrni, kjo më duket perfekte, por unë duhet të vazhdoj të punoj për të bërë maksimumin e mundshëm”, deklaroi tekniku argjentinas gjatë një konference për shtyp.

“Këtu jemi të gjithë të përkohshëm, e kam thënë, kjo është e qartë. Rëndësi ka ndeshja e radhës. Kjo është ajo ku duhet të fokusohemi”, shtoi ai një ditë para nisjes për në Valadolid për ditën e 27-të të “La Liga”.

“Reali” i tij kaloi një javë katastrofike duke humbu gati çdo shenc për të marrë një trofe, me dy humbje kundër “Barcelonës”, në Kupën e Mbretit (3-0) dhe në “La Liga” (1-0), më pas një eliminim turpërues në një të tetën e Ligës së Kampionëve kundër “Ajaks Amsterdamit”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.