FOKUS – Francezët kombi më i irrituar europian

Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Austrinë dhe Poloninë.

Sondazhi, i paraqitur në prag të zgjedhjeve europiane të majit, thotë se 87% e francezëve kanë ndjenja negative, ndërkohë që te spanjollët kjo ndjenjë është në nivelin 86%, te polakët 67, të italianët 63 dhe te gjermanët 61%.

”Të paktën 49% e francezëve janë të irrituar, të frikësuar apo të pakënaqur dhe 39% e tyre duan ndryshime radikale. Të paktën 81% e francezëve mendojnë se elitat janë kundër tyre”, sipas sondazhit.

Francezët kanë përqindjen më të lartë edhe kur bie fjala për daljen nga BE.

Ata renditen të parët me 17%, pastaj austriakët 13, më pas gjermanët 11, italianët tetë dhe polakët dhe spanjollët shtatë për qind.

Sondazhi u krye nga një konsorcium i instituteve europiane të kërkimit, përfshirë institutin italiane SWG, atë gjermane INSA, francez IFOP, spanjoll SIGMA DOS dhe institutin polak IBRiS./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.