Dua Lipa triumfon me dy çmime në “Global Awards 2019”

TIRANË, 9 mars /ATSH/ – Dua Lipa, ka fituar edhe dy çmime të reja në eventin e madh “Global Awards”.

 

Dua Lipa ka rrëmbyer çmimin e “Femrës më të dëgjuar të vitit” dhe “Artistes më të suksesshme britanike”. ”Global Awards” është një ceremoni që shpërblen këngët dhe artistët më të dëgjuar nëpër radiot më të rëndësishme të Britanisë.

“Faleminderit “Global Awards” për këtë natë të bukur. U ndjeva shumë me fat që u zgjodha “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë britanike” natën e kaluar dhe të prezantoj mikun tim Mark Kronson me çmimin e tij special. Faleminderit të gjithë radio-stacioneve për përkrahjen e pafund”, është shprehur Dua Lipa. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.