AUTOMJETE – Ortek kuajsh në Sallonin Ndërkombëtar të Makinave në Gjenevë

GJENEVË, 9 mars /ATSH-AFP/ – Vëmendja e vizitorëve në Sallonin Ndërkombëtar të Makinave në Gjenevë 2019, që zhvillohet nga data 7 deri në 17 mars, ashtu siç pritje është tërhequr nga automjetet super sportive ku si gjithnjë markat italiane zënë një vend të veçantë.

Një nga surprizat më të mëdha ishe modeli i ri suv “Alfa Romeo Tonale” bashkë me “Fiat Centoventi” me të cilin grupi itali-amerikan FCA feston 120 vite prani në këtë sallon.

Sigurisht që në takimi zviceran kishte hapësirë edhe për makinat e ëndërrave si “Ferrari F8 Tributo” dhe “Bugatti La Voiture Noire”.

Përveç këtyre dy emrave legjendarë nuk mungojnë edhe shumë modele të tjera me shumë kuaj fuqi, motorë elektrikë dhe performanca marramendëse.

Të gjitha këto i gjeni të përmbledhura në galerinë e fotove. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.