Zhvillohet ceremonia e dhurimit të 10 automjeteve të reja nga Policia gjermane

TIRANË, 8 mars/ATSH/ – Për të ruajtur sa më mirë sigurinë kufitare, Policia Gjermane i ka dhuruar Policisë Kufitare Shqiptare 10 automjete si dhe një sërë pajisjesh, të cilat prekin vlerën prej 300 mijë eurosh.

Në ceremoninë e mbajtur i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili theksoi se Shqipëria do të vazhdojë me seriozitet për të thelluar bashkëpunimin, si dhe të risë edhe më lartë profesionalizmin dhe integritetin në të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit.

“Shqipëria, Ministria e Brendshme dhe Policia Shqiptare do të vazhdojnë me seriozitetin më të lartë punën për të thelluar bashkëpunimin, për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe të integritetit të të gjithë strukturës së Policisë së Shtetit, sepse kështu besojmë se kontribuojmë për të mirën e Shqipërisë, për sigurinë e qytetarëve të saj, por edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Gjermaninë, dhe njëkohësisht përmes kësaj edhe thellimin e bashkëpunimit me Europën” – u shpreh Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.