Spiropali: Respekt grave që guxuan të sfidojnë

TIRANË, 8 mars/ATSH- A. Fortuzi/-“Farkëtoni armët tuaja! Guxim, dije dhe durim! Me siguri do të fitoni. Kurajo dhe sukses vajza!” Ky është urimi i Ministres për Marrëdhënien me Parlamentin. Elisa Spiropali.

“Sot më 8 Mars, dua të kujtoj me respekt të thellë gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive, ato që nga ajo dhunë shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato heroina trime dhe inteligjente të potencialit të pakufishëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë”, shkruan Spiropali.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.