SHBA – Dorëhiqet këshilltari i Trump për komunikimin

UASHINGTON, 8 mars /ATSH-AFP/ – Bill Shine, drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ish-drejtues i “Fox News”, dha dorëheqjen, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.

“Bill Shine i dorëzoi dorëheqjen presidentit dje në mbrëmje”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e Donald Trump.

“Bill vazhdon të mbështesë presidentin Trump dhe programin e tij dhe do të ketë funksionet e këshilltarit në fushatën presidenciale 2020 për rizgjedhjen”, shtoi ajo. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.