Shahini, mesazh grave: Kurajo në betejën e përditshme kundër patriarkalizmit

TIRANË, 8 mars/ATSH/-Në kuadër të 8 marsit, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka uruar të gjitha grave e vajzave, kurajo në betejën e përditshme kundër patriarkalizmit.

Shahini ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi duke bërë të njohura të gjitha punonjëset e ministrisë së Arsimit, për kontributin e tyre të përditshëm.

“Gruas shqiptare i uroj forcë dhe kurajo në betejën e përditshme kundër patriarkalizmit. Sidomos grave që me punën e tyre vënë në lëvizje mekanizmin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Gëzuar 8 marsin”, shkruan ministrja. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.