LONDËR – BM: BE të bëjë lëshime ose të marrë përsipër dështimin për Brexit

LONDËR, 8 mars /ATSH-AFP/ – Londra i bëri sot thirrje Bashkimit Europian për lëshime për të zhbllokuar bisedimet mbi Brexit duke i ngarkuar përgjegjësinë e një kundërshtimi të mundshëm të marrëveshjes së divorcit nga ana e deputetëve britanikë në votimin vendimtar të së martës.

Pavarësisht diskutimeve të reja këtë javë në Bruksel, Britania e Madhe nuk ka siguruar lëshime nga BE-ja, ndërsa ajo beson se ato do ta anojnë peshoren në favor të këtij teksti, që synon organizimin e një Brexit-i pa pengesa, i cili u kundërshtua masivisht në janar nga deputetët britanikë.

Ndërsa negociatat pritet të vijojnë këtë fundjavë, kryeministrja Theresa ndodhet në frontin e përballjes për të kërkuar lëshime nga liderët europianë./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.