4.1 milion euro investim për ujësjellësin e Prrenjasit

TIRANË, 8 mars/ATSH- A. Fortuzi/-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se qeveria shqiptare do të investojë 4.1 milion euro do të investohen në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë Fushë të Përrenjasit për të garantuar 24 orë në ditë gjate gjithë vitit furnizim me ujë.

Balla thekson se projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj.

“Një tjetër investim i rëndësishëm i Qeverisë shqiptare në Bashkinë Prrenjas. Rreth 4,1 milion euro do të investohen në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë Fushë për të garantuar 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit furnizim me ujë të një cilësie shumë të mirë dhe me standarde të larta shërbimi për 6800 banorët e tyre”, thekson Balla.

“Përzgjedhja e një kompanie gjermane si Strabag është garanci për cilësinë e këtij investimi. Projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj”, vijoi Balla. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.