TIRANË/ Ndërtohet rrjeti i ri i ujit të pijshëm në rrugën “Viktor Eftemiu”

TIRANË, 7 mars/ATSH/ – Banorët e rrugës “Viktor Eftemiu” në Tiranë do të kenë një rrjet të ri të ujit të pijshëm, çka do të sjellë më shumë sasi dhe cilësi për këta banorë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka ndërhyrë në këtë rrugë duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

“Çdo investim kërkon kohë të zbatohet, ndaj punonjësit tanë çdo ditë plot përkushtim ndjekin me seriozitet të gjitha punët. Ndërtuam për banorët e rrugës “Viktor Eftemiu”, një rrjet të ri të furnizimit me ujë te pijshëm, i cili do të mundësojë një shërbim më cilësor.
Me profesionalizëm arrijmë çdo gjë!”, shprehet UKT.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.