SHBA – Trump: Negociatat tregtare me Pekinin po përparojnë mirë

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se negociatat tregtare me Kinën po përparojnë mirë, pa dhënë detaje mbi një marrëveshje të mundshme që do i japë fund përplasjes mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Kjo po përparon mirë”, u përgjigj thjesht Trump, i pyetur në Zyrën Ovale në lidhje me situatën e bisedimeve.

“Tataktivat tregtare janë shumë të vështira dhe ka ende shumë për të bërë pavarësisht përparimeve në disa sektorë”, kishte deklaruar nga ana tjetër ministri kinez i Tregtisë.

Uashingtoni dhe Pekini kanë filluar që prej fillimit të vitit negociata serioze për t’u përpjekur t’i japin fund mosmarrëveshjeve të tyre tregtare dhe luftës së tarifave doganore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.