Pezë e Madhe/ Kushte dhe standarde bashkëkohore në Qendrën Shëndetësore

TIRANË, 7 mars /ATSH/- Dr. Fervila Hoxha sapo ka filluar punë në Qendrën Shëndetësore në Pezë të Madhe, ku ka gjetur kushte dhe standarde bashkëkohore për të ushtruar profesionin e saj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se dr. Fervila është një nga 66 mjekët e përgjithshëm, që i janë bashkuar me transparencë e meritokraci ekipit të shëndetësisë gjatë muajit të fundit, në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin.

Krahas rritjes së numrit të të punësuarve, në sistemin shëndetësor po ecin me ritme të shpejtë edhe investimet në rehabilitimin e Qendrave Shëndetësore me standarde bashkëkohore dhe shërbime cilësore në të gjithë vendin.

e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.