7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit

TIRANË, 7 mars/ATSH-Z.Tosku/-Gëzuar 7 Marsin! Ky ka qenë urimi i dhjetëra vogëlushëve ndaj mësuesve të tyre në këtë ditë krejt të veçantë për to.

“Urojmë mësueset tona, gëzuar 7 Marsin! Faleminderit që na mësoni kaq mirë”, thonë fëmijët në urimet e tyre.

Tufat me lule dhe përqafime të ngrohta mes nxënësve dhe mësuesve kanë qenë disa nga momentet më të bukura në këtë ditë.

Në shumë shkolla janë organizuar koncerte dhe festa të ndryshme, ku në qendër ka qenë figura e mësuesit.

“Unë i uroj mësueses te mirat ne jetë dhe ajo na ka mësuar shumë dhe vetëm prej saj jemi këtu ku jemi sot”, thotë një nga nxënësit e shkollës “Kosova” në kryeqytet.

“Unë i ka, bërë një buqetë me lule por gjëja më e rëndësishme si klasë është dashuria për mësuesen”.

“Më këto lule dua të falenderoj mësuesen që më ka mësuar”, thotë një tjetër nxënës.

“Lule dhe një kartolinë shumë të bukur të dedikuar vetëm për të”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.