Veseli takim me ministrin e Jashtëm të Maltës, Karmelo Abela

PRISHTINE, 6 mars /ATSH/ -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Maltës, Karmelo Abela, me të cilin bisedoi për raportet e mira që të dyja vendet kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi Abela edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e integrimit euro-atlantik, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare.

Kryediplomati i Maltës, nga ana e tij, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvend, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis tyre.

Abela vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen./KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.