TEHERAN – Franca dhe Irani shkëmbejnë ambasadorët pas krizës diplomatike

TEHERAN, 6 mars /ATSH-AFP/ – Franca dhe Irani do të shkëmbejnë ambasadorët pas disa muaj krize diplomatike, bëhet sot e ditur nga burime zyrtare.

Bahram Ghassemi, zëdhënës i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, u emërua ambasador i Iranit në Paris, sipas një burimi zyrtar iranian.

Gazeta zyrtare e Republikës franceze publikoi sot dekretin e emërimit të Philippe Thiebaud si ambasador i jashtëzakonshëm dhe përfaqësues shteti i Republikës franceze pranë Republikës Islamike të Iranit.

Ambasador në Pakistan, shteti fqinjë me Iranin, nga viti 2011 deri në 2014, Thiébaud, i cili mban aktualisht një post në Këshillin e Shtetit, ka qenë gjithashtu guvernator për Francën në Agjencinë Ndërkombëtare të energjisë atomike (AIEA) mes periudhës 2000 dhe 2005.  / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.