Solari: Nuk mendoj dorëheqjen, na mungoi Ramos

TIRANË, 6 Mars /ATSH/ -Trajneri i Real Madridit ka folur pas eleminimit që skuadra e tij e pësoi nga Ajaxi në Ligën e Kampioneve.

Pas tre sezoneve rresht ku u shpallën kampionë të Evropës, Real Madridi u eliminua qysh në 1/8 e finales nga Ajaxi, duke u mposhtu brenda në Santiago Bernabeu me rezultat të thellë 1-4.

Kjo disfatë ka shtuar pyetjet rreth së ardhmes së trajnerit Santiago Solari, i cili me gjasë nuk do të jetë trajner i Realit për stinorin tjetër.

Megjithatë, argjentinasi thotë se nuk mendon që të jap dorëheqje dhe synon ta çoj deri në fund këtë sezon.

“Unë nuk kam ardhur në një moment kaq të vështirë në klub që të heq dorë”, tha ai.

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë. Sezoni vazhdon. Na ndiqni në La Liga, kemi një distancë të madhe, por ne duhet ta mbyllim atë me profesionalizëm. Real Madridi është mbi të gjithë, mbi lojtarët dhe trajnerët”.

“Një mungesë e madhe ishte edhe kapiteni Ramos, pasi me të në fushë, gjërat do të ishin ndryshe”, theksoi Solari.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.