SOFT NEWS – Trump pret sërish sportistët në Shtëpinë e Bardhë …me hamburgera

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AFP/ – Kjo është hera e dytë gjatë vitit që ai pret sportistë universitarë dhe për çudi Donald Trump nuk ka ndërruar aspak menunë. Fast-food për të gjithë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së priti lojëtarët e futbollit amerikan të ‘’North Dakota State University’’, së fundmi të shpallur kampion të ligës së kampionatit universitar (NCAA).

Mund të kishim patur shefa guzhine u drejtohet Trump lojtarëve dhe stafit të ekipit të mbledhur në një nga sallonet e Shtëpisë së Bardhë, përpara hamburgerave të McDonald’s, patateve të skuqura dhe copëza të pulës së pjekur të zinxhirit Chick-fil-A.

Fast-food-et popullore në SHBA por jo të njohura për cilësinë e mirë të produkteve të tyre.

‘’Por ju djem, unë ju njoh mirë’’, shtoi Trump. Vetëshërbehuni, mund të hamë këtu.

Në janar, ekipi i futbollit të ‘’Clemson Tigers’’ u prit me pica dhe hamburgera nga presidenti i 45-ë i SHBA-së./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.