Shkarkimi i Sevdarit, Marku fton për aplikim në KLP

TIRANË, 6 mars /ATSH – I. Vata/ – Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, u ka bërë thirrje prokurorëve për për aplikim për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Thirrja e Prokurores së Përgjithshme erdhi pas shkarkimit nga detyra të Prokurores dhe anëtares se KLP, Antoneta Sevdari.

Në vendimin e firmosur nga Arta Marku, anëtari i ri i KLP do të plotësojë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Sevdarit.

“Antoneta Sevdari ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e zgedhur nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Shkallës së Pare. Në këto kushte, me qëllim të plotësimin e vendit të mbetur vakant, ftojmë prokurorët e interesuar në prokurorinë e shkallës së parë që plotësojnë kritere sipas ligjit për organet e qeverisjes se sistemit të drejtësisë të sjellin kërkesën për shprehjen e interesit si dhe dokumentet e kërkuar, pranë Prokurorisë së Përgjithshme”, shprehet Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.