Rita Ora i jep fund lidhjes së saj

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Këngëtarja Rita Ora dhe aktorit i njohur, Andrew Garfield i kanë dhënë fund lidhjes së  tyre.

Këngëtarja 28-vjeçare thuhet se ndihet e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh, sipas “The Sun”.

Ata e kishin kaluar Krishtlindjen së bashku dhe vendimi i aktorit erdhi në mënyrë të papritur për këngëtaren shqiptare.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.