Gjermania zgjat periudhën e bllokimit të shitjes së armëve ndaj Arabisë Saudite

BERLIN, 6 mars /ATSH-AFP/ – Gjermania njoftoi sot zgjatjen deri në fund të muajit mars bllokimin e shitjes së armëve ndaj Arabisë Saudite, duke hapur pjesërisht mundësinë e një zbutjeje në vijim.

Berlini vendosi në vjeshtë pezullimin e këtyre eksporteve pas vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Kjo ndërprerje e shitjeve ishte menduar të përfundonte më 9 mars.

Qeveria vendosi tashmë të zgjasë edhe për disa javë bllokimin, deri në fund të marsit.

”Ne morëm këtë vendim ndikuar nga zhvillimi i situatës në Jemen. Ne jemi të mendimit se lufta në Jemen duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur’’, sqaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.