FRANCË – Grevë masive e rojeve të burgjeve pasi një i burgosur sulmoi me thikë dy policë

PARIS, 6 mars /ATSH-DPA/ – Rojet e burgjeve në të gjithë Francën filluan sot një grevë masive për të protestuar për kushtet e tyre të punës, një ditë pasi një i burgosur i radikalizuar në veriperëndim të Francës sulmoi me thikë dy roje.

Unioni i punonjësve “Force Ouvriere” njoftoi sot se punonjësit e burgjeve kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në 60 burgje.

Administrata kombëtare e burgjeve njoftoi se 18 institucione janë prekur nga kjo protestë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.