FOTO/ Kukës – Krahina e Gorës shpalos për publikun vlerat dhe traditat jomateriale

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Tradita dhe trashëgimia jonë kulturore përherë e më shumë është në fokus të institucioneve përkatëse, për t’i pasqyruar këto vlera tek qytetarët dhe brezi i ri, si asete me vlerë për identitetin tonë.

Së fundmi krahina e Gorës në Kukës solli në një koncert për publikun vlerat dhe traditat e tyre jomateriale. Kjo është një nga zonat më të pasurat në verilindje për sa i përket etnografisë dhe trashëgimisë jomateriale.

Ngjyrat dhe ornamentika e veshjeve, vallet dhe tradita popullore gorane, erdhën para publikut të qytetit verilindor, të gërshetuar dhe me folklorin e miqve të ftuar nga Bullgaria.

Aktivitete të tilla në qytetet e vendin i sjellin publikut përveçse argëtimit dhe vlerat e vendit tonë, duke edukuar qytetarët dhe brezat e ri drejt artit dhe kulturës.

/a.a/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.