UKT vijon investimet për përmirësimin e rrjetit

TIRANË, 5 mars /ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) ka nisur sot një investim të ri në përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Nikolla Tupe”, në kryeqytet, duke iu përgjigjur kështu menjëherë ankesave të banorëve problemet qe kishin në furnizimin me ujë të pijshëm.
“Sot u krye investimi i ri nga grupet tona të punës. U kujdesëm që të kryejmë me përpikmëri dhe shpejt zbatimin e projektit. Shërbim cilësor për qytetarët”, shprehet UKT.
UKT është duke kryer një sërë investimesh në përmirësimin e rrjeteve të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve, duke ofruar më shumë cilësi për qytetarët. e.xh/e.caushi/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.