Transformim i qendrës shëndetësore në Palorto Gjirokastër

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Kushte bashkëkohore dhe një shërbim cilësor garantohet tashmë në ambulancën Palorto në Gjirokastër, e cila është transformuar tërësisht në sajë të investimeve të qeverisë.

Falë programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin, ndërhyrjet e qeverisë në këtë qendër kanë garantuar standarde më të mira.

“Mirëmëngjes dhe me të gjithë respektin për ata që kantierin e 300 qendrave shëndetësore e quajnë gjë të vogël, duke ruajtur bindjen se syri që do të shohë e bën vetë dallimin ndërsa llafet e tepërta i merr era, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sipas qytetarëve, ndryshimet duken që te hyrja, ku duket një ambient i bukur dhe i mirë, i kënaqshëm për t’u futur në një ambient shëndetësor.

Edhe për stafin e kësaj qendre shëndetësore ndryshimet janë të dukshme. “Sot ne shohim një ndryshim thelbësor te kjo ambulancë ku kishte vite të tëra pa u bërë ndërhyrje të kësaj kategorie investimesh”, tha mjekja Drita Hina.

Edhe për infermieren e kësaj qendre, Emanuela Peshkëpia, “qendra ka qenë në një gjendje shumë të vështirë dhe të keqe dhe tani ka një ndryshim total me kushte bashkëkohore”. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.