Protesta e opozitës, Basha: Vetëm zgjedhjet e lira hapin dyert e Europës

TIRANË, 5 mars /ATSH – I. Vata/ – “Vetëm zgjedhjet e lira i hapin dyert e Europës”, ka deklaruar Kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në protestën e opozitës para Kuvendit.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot para protestuesve se verdikti i populli sovran “Rama ik!” buçet prej 4 javësh.

Ai tha se populli e ka marrë vendimin duke e cilësuar Kuvendin e Shqipërisë, karantinë e kolerës së krimit të korrupsionit.

“Është ora të cilën shqiptarët e kanë ëndërruar. Ora e bekuar e shpresës, ora e bekuar e besimit tek vetja jonë, tek familjet tona, tek vlerat më të mira të shqiptarit ora e besimit në të madhin Zot se Shqipërinë. Sovrani e ka marrë vendimin dhe minjtë e krimit dhe korrupsionit e kanë kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Basha.

Më tej, Basha tha se Edi Rama si çdo herë tjetër ia ka mbathur në Itali për të kërkuar azil politik. Fatin e tij e ka vendosur populli ne do shkojmë në rrugën e lirisë, shpresës dhe vlerave europiane”, tha ai.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se ne nuk do të ndalemi protesta tona në çdo seancë në çdo vend do të vazhdojmë të protestojmë.

Më tej, Kryemadhi iu drejtuar forcave të policisë që të mos njollosin uniformen e policisë.

“ Një thirrje për policët e dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijët tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve , që janë njerëz që paraqesin të vërtetën është i gabuar.

Po ashtu, Kryemathi tha se qytetarët nuk kanë frikë nga gazi lotë sjellës dhe as nga plumbat.

“Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për t’i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluan në ’97, sepse e drejta është me ne me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”, tha Kryemadhi. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.