“Nëse unë mundem edhe t’i mund ta bësh”, apeli i turistit të huaj nga Parku i Lurës

TIRANË, 5 mars/ATSH/ – Parku Kombëtar i Lurës, një nga pasuritë natyrore më të bukura të Shqipërisë, vizitohet çdo vit nga mijëra turistë të vendas dhe të huaj, të cilët shpesh herë të lënë edhe disa mesazhe.
Një turist i huaj, pasi ka vlerësuar bukurinë që të ofron Parku Kombëtar i Lurës, është ndalur edhe te një fenomen mjaft shqetësues sikurse është edhe ndotja e mjedisit.
Me moton “nëse unë mund ta bëj edhe t’i mund ta bësh”, turisti i huaj ka pastruar një pjesë të vogël të Parkut të Lurës nga mbetjet plastike.
“Ndodhem ne Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, një nga parqet më të vizitueshëm dhe më të paprekur që kam qenë ndonjëherë. Gjithashtu ajo çfarë kam gjetur janë edhe mbetjet, të cilat janë gjithandej. Kjo është çmenduri, le ta pastrojmë. Nëse unë mund ta bëj edhe t’i mund ta bësh”, shprehet turisti i huaj, pasi ka pastruar mbetjet.
Video e turistit të huaj është publikuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili shprehet se “të tillë shembuj na bëjnë të reflektojmë! Të mbrojmë pasuritë kombëtare, si vlera të shtuara në zhvillimin e turizmit!”.
m.zonja /e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.