Kuvendi miraton projektligjet e rendit të ditës

TIRANË, 5 Mars /ATSH/ – Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar” me 72 vota pro, 3 kundër.

Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar, me 73 vota pro, 2 kundër.

Kuvendi miratoi edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese” me 73 vota pro, 2 kundër.

Kuvendi miratoi edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017” me 73 vota pro, 3 kundër .

Kuvendi miratoi edhe Projektvendimin “Për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021” me 72 vota, pro 3 kundër.

Kuvendi miratoi edhe Projektrezolutën “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë” me 73 vota pro, 3 kundër.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.