ARKEOLOGJI – Thesari shkencor i fisit maja

MEKSIKO SITI, 5 mars /ATSH-AFP/ – Disa arkeologë meksikanë zbuluan qindra gjurmë të vlefshme në një shpellë në Jukatan (në juglindje të Meksikë), deklaroi sot një studiues, drejtuesi i këtij projekti.

”Ky thesar shkencor, i zbuluar në këtë hapësirë mistike, numëron shtatë objekte me vlerë, përfshirë një objekt në qeramikë që shërbente për djegien e temjanit si dhe objekte të tjera”, u shpreh gjatë një konference shtypi studiuesi, Guillermo de Anda.

Shkencëtarët shpresojnë që këto gjurmë të gjetura në gërmadha do të zbulojnë se cilët ishin dhe nga vinin Itzaes, populli maja i cili jetonte në gadishullin e Jukatan.

Kjo shpellë u zbulua më shumë se pesëdhjetë vjet më parë nga popullata lokale që më pas kishte informuar Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH)./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.