KIEV, 4 mars /ATSH-AFP/ – Shtetet anëtare të BE-së rivendosën sot edhe për një vit bllokimin e aseteve të ish-presidentit Janukoviç dhe të 11 personave të tjerë të akuzuar për shpërdorimin e fondeve publike me largimin nga Ukraina pas protestës në sheshin ”Maidain”, në vitin 2014.
”Sanksionet u shtynë deri më 6 mars 2020”, saktëson komunikata e këshillit të Bashkimit Europian, institucion i shteteve anëtare.
Ato u vendosën në mars 2014 dhe rinovohen çdo vit që prej kësaj date.
Dymbëdhjetë persona, përfshirë ish-presidentin, të identifikuar si përgjegjës për përvetësimin e fondeve shtetërore ukrainase apo abuzim me detyrën, shkaktuan një humbje të konsiderueshme për financat publike dhe vijojnë të jenë pjesë e listës së zezë së Unionit.
Një emër është hequr, por identitetet e personave nuk bëhen të ditura./ /v.b/ a.jor.